Lojtari i sezonit në Bundesligë është Harry Kane. Sulmuesi i Bayern ka zhvilluar një edicion perfekt jo vetëm në shifra, por edhe në aspekte të tjera.

Për Kane suksesi në kampionat ka mjaft rëndësi, për të fitimi i Bundesligës është trofeu i parë në karrierë.

Kane ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 9 asiste, në 31 ndeshje të zhvilluara.
“Lojtari i sezonit në Bundesligë. Urime Harry” – shkruan Bayern.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb