Dean Liço, lojtari i Skënderbeut dha mendimin e tij për triumfin 3-2 ndaj Vllaznisë (Ndeshje për vendin e 3-të).

“E dinim që kishim kualitete në ekip, por kishim dyshime për shkak të mungesës së eksperiencës. Besimi u fitua gjatë kohës, çdo ndeshje bëmë progres, ndaj jemi sot këtu.  Në qoftë se do të kishim 3-4 lojtarë me eksperiencë, atëherë do të ishim më mirë në klasifikim. Treguam një rritje të gjithë. Unë kam kontrat edhe 1 vit, të ardhmen e di presidenti.  

Duhet të shikojmë mundësitë në merkato, do të ulemi do flasim, për të mirën e gjithsecilit.  Për mendimin tim, Egnatia dhe Partizani janë ekipe shumë të mira, kanë bërë diferencë, të fitojë më i miri. Nuk kam një opinion, por të fitojë më i miri”, u shpreh Liço.  

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb