Jack Grealish është larguar nga Manchester City, pas disa sezonesh. Futbollisti anglez është prezantuar te Everton, teksa në fjalët e tij të para si lojtar i kësaj skuadre, nuk fshehu dot emocionet.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Everton. Është shumë e rëndësishme për mua, sinqerisht. Ky është një klub i shkëlqyer, me tifozë të shkëlqyer”.
Grealish ka kaluar te Everton në formë huazimi, sakaq do të mbajë mbi supe numrin 18. Ai do të debutojë në ndeshjen ndaj Leeds në kampionat.
