Filip Kostic mund të largohet nga Juventusi. Sulmues serb, i cili u rikthye në Torino pasi kaloi sezonin e kaluar në huazim te Fenerbahce, mund të nisë një aventurë të re.

Në orët e fundit, TuttoJuve.com raporton se klubi grek Olympiacos  ka bërë një ofertë për Kostic. Klubi nga Pireu është i gatshëm t’i ofrojë “Zonjës së Vjetër” rreth 4 milionë euro.

Për 32-vjeçarin ka interesim edhe nga Serbia. Klubi më i suksesshëm në vendin e tij, Crvena Zvezda e vlerëson në maksimum futbollistin, megjithëse duket se propozimi i Olympiacos duket më i pranueshëm për të.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb