Cancelo në telashe. Ish-lojtari i Interit dhe Juventusit, që aktualisht luan për Al-Hilal të Simone Inzaghit, është me pushime për disa ditë në Algarve, Portugali, teksa një natë vendosi të festonte në klubin e natës Bliss në Vilamoura.
Sipas informacionit të raportuar nga Correio da Manha, megjithatë, mbrojtësi i djathtë 31-vjeçar ishte në një zonë më private të klubit të natës dhe në një moment zbriti në një nga zonat më të mbushura me njerëz, ku goditi me grusht një person të pranishëm. Për fat të mirë, situata nuk u përshkallëzua dhe ai u qetësua menjëherë.
GNR, Garda Republikane Kombëtare e Vilamourës nuk hezitoi të raporte incidentin, i cili krijoi situatë të papërshtatshme në klubin e natës.
