Arbër Zeneli, lojtari shqiptar realizoi  golin e tretë në kampionatin suedez, me fanellën e Elfsborgut, teksa shënoi golin e avantazhit në duelin ndaj Malmos.   29-vjeçari përshëndeti rrjetën në minutën e 9-të të sfidës, duke u konfirmuar edhe njëherë si një ndër lojtarët më të rëndësishme të kësaj skuadre.  

Zeneli u transferua te Elfsborgu nga radhët e turqve të Adana Demirspor, teksa ky ishte goli i tretë i tij në 12 ndeshje të aktivizuar këtë sezon. Ai gjithashtu ka arritur të japë edhe 2 asiste.  


 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb