Endrit Shabani, kandidat për Anëtar të Këshillit Bashkiak Tiranë i “Nisma Thurje”, ishte këtë mbrëmje i ftuar në emisionin “Open”, në News24.

Ai tregoi arsyen se përse në këto zgjedhje kanë vendosur që të garojnë vetëm për anëtarë këshillash bashkiakë, si dhe arsyet se përse mendon se do të arrijnë që të fitojnë.

“Këto zgjedhje ne i kemi më dy raunde, duhet të mbledhim firma në çdo qytet ku garojmë. Ne nuk do i gënjejmë qytetarët që po i hyjmë një gare duke e ditur që në këto momente nuk fitohet, dhe t’u themi që do fitojmë.

Ndërkohë që po u themi që mund të fitojmë dhe do fitojmë më këshillat bashkiakë. Në këtë pikë t’i japim këshillit bashkiak atë rëndësi që ka. Ne kemi treguar se e kemi guxim për t’u përballur. Kemi dalë në skenën politike shumë herët, dhe kemi qëndruar gjithmonë në anën e interesit të qytetarëve.

Në dy vite, ne jemi shumë më të mirëorganizuar, shumë më tepër njerëz na njohin, dhe këto zgjedhje do jenë një test. Ne kemi rezistuar dhe kjo do të shpërblehet nga qytetarët”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: