Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur nga afër masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Proda zhvilloi një takim me forcat e policisë të angazhuara në terren, ku dha udhëzime të qarta për rritjen e sigurisë dhe standardeve të shërbimit gjatë muajve të verës.

“Ta bëjmë punën me përkushtim. Duhet sjellje etike, askush nuk na e ka borxh të dëgjojë një fjalë të rëndë nga ne. Ne jemi aty për të bërë detyrën”, u shpreh Proda, duke theksuar rolin e policisë si shërbim ndaj qytetarëve.

Duke iu drejtuar veçanërisht policisë rrugore, ai tha:

“Kam një thirrje për ‘Rrugoren’: nuk duhen bezdisur qytetarët me kontrolle të kota. Edhe aty ku ndëshkoni, bëjeni me sjellje etike dhe komunikim qytetar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb