LONDËR- Ish-agjenti i dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, të helmuar më 4 mars, patën kontaktin e parë me lëndën toksike në banesën e tyre në Britani të Madhe, njoftoi sot polirica britanike.

“Ekspertët përcaktuan se përqëndrimi më i lartë i agjentit neurotoksik ndodhej në portën hyrëse të kësaj banese”, njoftoi policia në një komunikatë.

“Gjurmë të agjentit nervor u gjetën gjithashtu edhe në vende të tjera që kishin kërkuar hetuesit javët e fundit, por në përqëndrime më të ulëta se sa ato të gjetura në banesën e tij”, theksoi Dean Haydon i policisë londineze, shkruan atsh.

Londra akuzoi Rusinë se është përgjegjëse e helmimit të Sergei Skripal dhe të vajzës së tij, ndërsa Moska i ka mohuar këto akuza.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb