Ademola Lookman është ëndrra e madhe e kësaj vere e Inter. Për të bërë këtë ëndërr realitet, klubit zikaltër i duhen vetëm disa miliona më shumë. Oferta e tyre e fundit prej 40 milionë euro u refuzua në mënyrë të prerë nga Atalanta, me ekipin bergamask që nuk ka ndërmend të lëshojë “bomberin” nigerian pa marrë fillimisht atë që kërkojnë, 50 milionë euro, të vetëdijshëm se këtë shifër mund ta marrë lehtësisht pasi për të interesohen edhe disa klube në Premier League.

Beppe Marotta dhe Piero Ausiolo i kanë kërkuar pronarëve të klubit një sforco të fundit ekonomike për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Chivu një sulmues klasi në mënyrë të Inter të marrë veten pas një sezoni të mbyllur pa trofe. Këto ditë, Ausilio pritet të trokas me një ofertë të përmirësuar, 45 milionë euro kesh, plus 5 të tjera në formë bonusesh. Me një ofertë të tillë Atalanta pritet të jap dritën jeshile, të vetëdijshëm se edhe dëshira e lojtarit është të transferohet në Milano.

Me paratë e fituar nga shitja e Reteguit dhe me shumë mundësi të Lookman, Atalanta pritet të hidhet në merkato për të përforcuar repartin ofensivë. Sipas ekspertit të merkatos, Alfredo Pedulla, Atalanta ka piketuar Federico Chiesa-n si lojtarin e duhur për të forcuar repartin ofensivë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb