Arsenali nuk ka pasur shumë fat në përpjekjet e tij për të transferuar një sulmues krahu, pasi Nico Williams është i destinuar për në Barcelonë dhe Rodrygo duket gjithnjë e më shumë i prirur të qëndrojë te Reali i Madridit. Për këtë arsye, klubi londinez është rikthyer në garë për Ademola Lookman, i cili për disa javë ishte lidhur me Napolin, por më pas u preferua Lookman në vend të Ndoye.
Në të vërtetë, sipas raportimeve të “Caught Offside”, interesi i Arsenalit për Lookman daton që nga vera e kaluar, por atëherë Atalanta arriti ta mbante atë, pjesërisht për shkak të largimit të diskutuar të Koopmeiners që e detyroi klubin të bënte një lëvizje drejt Juventusit. Dhe në ditët e fundit thuhet Gunners kanë rifilluar negociatat me Atalantën për Lookman, me një çmim të kërkuar prej 45-50 milionë eurosh plus bonuse.
Edhe Liverpool ka ndjekur situatën e këtij lojtari të vitit 1997, por Arsenali mbetet kandidati më i mundshëm dhe tani ka rifilluar bisedimet në mënyrë konkrete për të tentuar mbylljen e marrëveshjes këtë verë. Lojtari nigerian vlerësohet shumë edhe për përvojën e tij të fituar më parë te Everton, Fulham dhe Leicester, deri në vitin 2022 kur Leipzig e huazoi te Atalanta dhe më pas e shiti për pak më shumë se 10 milionë euro. Në sezonin që sapo përfundoi, Lookman shënoi 20 gola dhe dha 7 asistime në 40 paraqitje zyrtare.
