Loredana ëshë një ndër reperet më të suksesshme e cila me hitet e saj ka kaluar kufinj. Siç duket as situata e krijuar nga COVID-19, nuk e ka ndalur atë të sjellë projektet të reja muzikore.
Së fundmi ajo ka publikuar një bashkëpunim me Capital Bra, këngë kjo e cila u përfol se ishte një dedikim për ish-partnerin e saj Mozzik. Teksti i saj flet për një dashuri që ka përfunduar, dhe është normale teksa dëgjojmë vargjet, që të mendojmë se është një këngë e dedikuar për Mozzik.
Pjesë nga kënga:
Sa herë kam luftuar për ne të dy?
Sa herë me the që bota është e jona?
Sa herë e kam ulur kokën për ty?
Për ty kjo ishte dobësi e ndërsa për mua respekt!
Mirëpo, Mozzik siç duket nuk e ka pritur mirë këngën më të fundit të ish-partneres, pasi postimi i fundit duket se është një thumbim për të.
“Njerëzit që nuk kanë jetë gjithmonë do të tentojnë të krijojnë dramë me tënden”, ishte postimi i reperit. Mos është ky status vallë për Loredanën?