Lidhja e dashurisë mes reperes shqiptare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi, dhe yllit të futbollit të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Por këtë herë, nuk është një foto romantike ajo që ka thyer rrjetin, por një talent i fshehur i futbollistit gjerman që lidhet drejtpërdrejt me traditën tonë kombëtare.
Në një postim të fundit në Instastory, Loredana ka ndarë një video mjaft interesante ku Adeyemi shihet me një çifteli në dorë. Futbollisti duket i përqendruar teksa u bie telave të instrumentit karakteristik shqiptar, duke treguar se po përshtatet mjaft mirë me kulturën e partneres së tij.
Loredana nuk ka kursyer as dozën e humorit dhe dashurisë në mbishkrimin e videos. “Na çmendi o Zot”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se Adeyemi po bën përpjekje serioze (dhe ndoshta paksa të zhurmshme) për të zotëruar tingujt e çiftelisë.

