Nga: Klodjana HAXHIAJ

DURRËS- Të shumtë janë qytetarët durrsakë që janë solidarizuar për t’i dhënë ndihmë Kejsit të vogël 9 vjeçare që është duke luftuar me jetën në një prej spitaleve italianë prej datës 9 shtator.

Mësuesit kanë bërë me dije ditën e sotme se mjekët italianë kanë përcaktuar diagnozën e vogëlushes. Mikrobi i stafilokokut i ka kaluar në gjak, nëpërmjet bajameve, dhe infeksioni me të cilën po lufton vogëlushja është shumë i rrezikshme dhe vdekjeprurës nëse nuk do të kurohet.

Mikrobi i ka kaluar gjatë kohës që Kejsi Prizrendi ishte duke u kuruar për infeksion bajamesh në pediatrinë e Tiranës, ndërsa mjekët e vendit tonë i përcaktuan si diagnozë sindromën “Jonson” e cila prek 1 në 10 000 000, njerëz.

Në klasën e saj të katërt në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, shokët e shoqet e klasës prej dy javësh presin rikthimin e vogëlushes. Ata kanë mësuar se Kejsi është në spital në Itali.

Mësuesja kujdestare, Herona Spathari pohoi se nxënësja e saj ka nevojë për ndihmë pasi kurimi në spitalet italianë është shumë i shtrenjtë.

Me iniciativën të mësuesit të baletit Arian Plaku një numër llogarie është hapur dhe një kuti për të dhënë ndihmë vullnetarisht dhe është vendosur në shkollën e vogëlushes. Drejtoresha e shkollës pohoi se çdo ndihmë sado e vogël i vjen në ndihmë prindërve të Kejsit, të cilët e kanë të pamundur kurimin e vajzës së tyre në spitalet Italianë..

Mikrobi i stafilokokut i ka prekur shumë organe dhe njëkohësisht i ka dëmtuar lëkurën e trupit, në pjesën më të madhe.

Nëna e saj Albana e cila komunikon me mësuesit e vogëlushes ka treguar se gjendja e vajës së saj është shumë kritike. “Vajza po lufton me një prej baktereve më të këqij, i cili ka hyrë në gjak”,- thotë ajo.

Ndërsa pritej që vogëlushja të niste klasën e katërt me fëmijët e tjerë në shkollë, prindërit e kanë dërguar me urgjencë për mjekim të specializuar në Itali.

Në mungesë të të ardhurave prindërit e saj kanë bërë apel për ndihmë, nga kushdo që ka mundësi t’i ndihmojë për vajzën e tyre, shërimi i së cilës është i gjatë dhe mjaft i kushtueshëm. Pas 15 ditësh në Itali, gjendja shëndetësore është e rëndë, ndërsa prindërit kanë apeluar për ndihmë, nga ata që anë mundësi.

Një numër llogarie është hapur, ndërsa fushata ka nisur edhe në rrjetet sociale.
54d4cc55-edaa-4e2c-9dbf-a649fcc488ca

(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb