TIRANE– Ambasada e SHBA në Tiranë ka këshilluar të gjithë qytetarët që aplikojnë për lotarinë amerikane të bëjnë kujdes në mënyrë që të mos s’kualifikohen.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada e SHBA në Tiranë bën me dije se ligji lejon vetëm një regjistrim përgjatë periudhës së regjistrimit dhe nëse aplikoni më shumë se njëherë s’kualifikoheni automatikisht.

Statusi i plotë:

?? | #këshillaeditës | Ligji lejon vetëm një regjistrim për cdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen. Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit ? https://bit.ly/2l7myjg#pyetanen.

43348608 10155900025245838 7860848130974023680 N
43348608 10155900025245838 7860848130974023680 N

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb