TIRANE – Dhjetëra qytetarë apeluan sot për më shumë siguri. Ata vendosen lule dhe qirinj, ne vendin ku u aksidentua për vdekje Dhurata Doku.

“Mjaft rrezikuam jetën çdo ditë”, “Dhe unë mund të isha Dhurata”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar qytetarët. Nëna 37-vjeçare humbi jetën një ditë më parë, në përpjekje për të mbrojtur dy fëmijët e saj nga makina që vinte me shpejtësi në drejtim të tyre.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Jordan Misja”, pranë stacionit të trenit. Ajo ndërroi jetë në spital. 37-vjeçarja ishte një ish-kampione e ekipit Studenti në sportin e qitjes. Pak orë pas ngjarjes policia arrestoi autorin e aksidentit 20-vjeçarin Andrea Memollari, i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb