“Kemi qene superiore ne fushe, por edhe Italia u tregua e zonja”. Keshtu eshte shprehur seleksioneri i Gjermanise, Joachim Low.

Duke bere analizen e pare pas fitores me 11-metersha, çka kualifikoi Gjermanine per ne gjysmefinale, Low theksoi se “Ishte nje ndeshje shume intensive taktikisht, por ne fund ne kishim edhe pak fat”.

“E pashe Italine me Spanjen, ku sulmi i tyre ishte shume i mire, duke mbyllur hapesirat ne qendren e mbrojtjes me tre mbrojtes. Por me ne nuk ishte loje e tille, pasi kishte ndryshuar”, theksoi tekniku gjerman. Lidhur me momentet e penalltive, Low tha se pese te paret ishin te stabilizuar, por me pas … “Kimmich dhe Hector jane te rinj, por jane gjithashtu shume te qete”, spjegoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: