TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ashpër ndaj akuzave të artikuluara në adresë të saj lideri i PD-së, Lulzim Basha.

Këshilltari pranë grupit të LSI-së, Dritan Kaba nëpërmjet një statusi në “Facebook” i përgjigjet Bashës për mesazhin që i dërgoi LSI-së se koha e matrapazëve ka marrë fund në politikë dhe se “s’ka më shit qen, e bli këlyshë”.

Kaba ia kthen me të njëetën monedhë kryedemokratit Lulzim Basha, duke i thënë se ishte “këlysh” kur u bë kryetar bashkie me votat e LSI-së, ndërsa tani që u rrit e u bë “qen” rri duhe lehur.
Kaba
“Ishte këlysh që kuiste, kur u bë me votat e LSI-së kryetar bashkie, tani që u rrit e u bë qen, rri duke lehur”,- thotë Kaba.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: