Barcelona do përballet me PSG, në kuadër të Champions. Në konferencë për shtyp, trajneri i katalanasve, Hansi Flick vlerësoi në maksimum parisienët.

“Po luajmë kundër ekipit më të mirë në botë. PSG-ja ka një trajner dhe lojtarë të shkëlqyer. Është një sfidë e madhe. Dëmtimet? Kjo puna jonë. Duhet të menaxhojmë dëmtimet.

Na mungojnë lojtarë kyç në mesfushë, por duhet të kemi besim te lojtarët tanë të rinj. Ne jemi Barcelona dhe gjithmonë futemi te favoritët. Rruga është shumë e gjatë dhe duhet të punojmë shumë”, theksoi Flick.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb