Trajneri i Flamurtarit, Francesco Moriero dha opinionin e tij pas humbjes 3-2 me Vllazninë.

“Më vjen keq që nuk morëm pikë në një ndeshje të rëndësishme. Çunat bënë atë që duhet, luajtëm si të barabartë, por humbëm pikë për shkak të disa situatave që nuk i menaxhuam mirë. Për fat të keq, sa filloi pjesa e dytë, pësuam gol brenda 30 sekondash. Aty, për mendimin tim, humbëm ndeshjen.

Një lojtar bëri penallti me mbrojtje të vendosur, nuk ka lidhje me organizimin tonë. Sulmuam me pesë lojtarë dhe luajtëm ndeshje të madhe, por duhet të punojmë për të përmirësuar detajet.

Jemi këtu për të punuar dhe për t’i korrigjuar gabimet individuale, që nuk duhet të përsëriten.”

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb