Luan Rama pas largimit në LSI kërkon ti rikthehet profesionit të gazetarit. I ftuar në emisionin “Kjo Javë’’ në News24 Rama thotë se ka një projekt dhe është në kontakte me disa subjekte mediatike.

LUAN RAMA: Kam qenë delegati më i ri në atë sallë, kam punuar në gazetën e PS. Kam qenë Sekretar, ministër në tre qeveri, PS është shtëpia ime e lindjes dhe nuk kam asnjë arsye as ti marr ndokujt leje apo të pyes se ccfarë do të bëj në raportin tim me PS. E kam thënë, e kam thënë edhe publikisht në LSI, jam socialist në bindje, formim e kam për nder edhe atë që tha kryeministër, të jem zëdhënës dhe mbrojtës i idealeve të luftës. Nuk më stigmatizon mua, s’më bën të ndihem keq ironia e dikujt.

Unë do të vijoj të jem kontribues e votues i LSI për aq kohë sa LSI do të jetë ajo që dua unë. Paradoksalisht në Shqipëri mungojnë institucionet e vëmendjes shtetërore. Në kuptimin njerëzor jam një i papunë dhe meqenëse jam nga ata politikanë që profesion nuk kam vetëm politikën, jam në tundimin ëpr t’iu kthyer profesionit të parë, kam përgfatitur një projekt dhe jam në kontakt me disa subjekte mediatike sa projekti im është i vlefshëm për filozofinë editoriale. Nëse do të gjejnë dakordësinë. Do i rikthehesha profesionit tim si gazetar, edhe dimensionin publik edhe qytetar.

PYETJA: Nëse kryeministri iu propozon diçka do e shqyrtonit?

LUAN RAMA: Nuk e ndërtoj karrierën time me nëse apo sikur. Do shoh thashë jam në negociata me subjekte mediatike, nëse bien me kushtet reciproke. Pse jo do ta vë veten para sfidës për të dëshmuar që tek unë jo vetëm nuk ka vdekur gazetari por është i gjallë dhe etik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb