TIRANE –  Luana Vjollca tashmë ka një faqe të sajën zyrtare në internet. Një ndër pjesët përbërëse www.luanavjollca.al  është edhe biografia e Luana Vjollcës. “Edhe pse publiku e mban mend fillimisht si velinë, më pas moderatore dhe vitet e fundit edhe si këngëtare, në fakt radha nuk është e tillë.

Luana e ka nisur fillimisht me muzikën karrierën e saj, vetëm se asokohe ishte ende fëmijë. I ka provuar herët ethet e një kompeticioni kur u ngjit në skenë në Festivalin e Fëmijëve bashkë me Marinën, motrën e saj.” thuhet në biografinë e saj. Në këtë faqe zyrtare të Luanës mund edhe të blini këngët e saj.
Gjithashtu faqia ju jep mundësinë edhe të kontaktoni me të.

Po përse të ketë krjuar një faqe në internet Luana Vjollca? Duke qenë se faqia ka edhe një version anglisht të sajin, nëse klikohet në www.luanavjollca.com, mos vallë edhe ajo po kërkon një karrierë ndërkombëtare dhe kjo faqe është një demostrim shumë i mirë i karrierës së saj?

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: