Pedagogia e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Luarasi, Nadia Elbasani, ka vënë në pah rëndësinë që ka transformimi i arsimit në funksion të nevojave të tregut të punës.

E ftuar në studion e News24, ajo tha se Universiteti Luarasi po udhëheq ndryshimin në sistemin arsimor shqiptar, duke u fokusuar përtej dhënies tradicionale të dijes.

“Arsimi duhet të marrë një tjetër dimension. Ne duhet të ridimensionojmë veten, dhe Luarasi është shembulli më i mirë i këtij vizioni. Ne jemi një laborator idesh ku studentët mentorohen nga pedagogë dhe profesionistë të fushës,” tha Elbasani.

Ajo nënvizoi se universiteti është i pari në vend që ka ofruar programe novatore si Siguria Kibernetike dhe Data Science, të cilat konsiderohen kritike për formimin profesional në epokën digjitale.

“Këto programe përbëjnë një konglomerat të domosdoshëm për karrierën e çdo studenti, brenda apo jashtë vendit. Është detyra jonë t’i përgatisim për sfidat reale të tregut,” përfundoi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb