Biblioteka e Universitetit Luarasi do të jetë tanimë pjesë e paltformës COBISS, bibliotekës virtuale shqiptare të krijuar nga Akademia e Shkencave.

Marrëveshja u nënshkrua sot mes rektorit të Luarasit Et’hem Ruka dhe Kryetarit të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.

Tani të gjithë studiuesit apo studentët do të kenë mundësi të aksesojnë bibliotekën e pasur të Luarasit.

Po ashtu të gjithë studentët e “Luarasit”, do të kenë në akses në rrjetin COBISS, dhe në të gjitha bibliotekat online që janë aty.

Luarasi bëhet kështu një nga pionerët e kësaj nisme, duke vënë në dispozicion bibliotekën e tij dhe të gjitha studimet e  profesorëve për këdo që është i interesuar.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb