Nga Aurora Golemi
Kolegji Universitar Luarasi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Rinor të Ballkanit. “Luarasi” u mundëson studentëve të saj të jenë pjese e Këshilli Rinor të Ballkanit dhe network-ut rajonal të të rinjve, duke i parapërgatitur ata për tregun rajonal te punës.
Këshilli rinor i Ballkanit ofron aktivitete të ndryshme në nivel rajonal dhe ndërkombëtar në formatin e shkëmbimeve rinore, kurseve të trajnimit, seminareve apo vizitave studimore, një mundësi kjo shumë e mire për të shembur barrierat.
Eni Sërbo, drejtuese e Këshillit Rinor të Ballkanit ka prezantuar para të rinjve misionin, vizionin dhe objektivat e diplomacisë publike që përfaqëson organizata e saj.
Këshilli Rinor Ballkanik bazohet në formatin e leksioneve të hapura, me lektorë të ndryshëm si biznesmenë, politikanë, diplomatë, sipërmarrës, gazetarë etj. për të frymëzuar pjesëmarrës në fusha të ndryshme, të tilla si biznesi, diplomacia, etj.
(BalkanWeb)
