TIRANË- Universiteti “Luarasi” zhvilloi sot një aktivitet të fokusuar tek vlera e diplomës dhe punësimi i studentëve.
Shkëlzen Marku, Drejtues i Yunus Social Business Albania këshilloi studentët të zgjedhin profesionin që duan, e të mos mendojnë të marrin thjesht një diplomë. “Të bëheni profesionistë, të zotëroni atë që doni të bëni nesër”,- tha ai.
Marku më tej foli për idenë e kthimit të një studenti nga punëkërkues në punëdhënës, duke i ftuar të përqendrohen në biznesin e tyre.
“Ekzistojnë në treg për të dhënë para por ne nuk mund të financojmë ide, prandaj duhet të zhvilloni një plan biznesi, të merrni parasysh risqet e biznesit që doni të ngrini. Ne jemi aty për t’ju ndihmuar të zhvilloni ide biznesi”,- tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)
