Stenda e universitetit Luarasi në panairin “Work and Study” që ndalesën e radhës e pati në Fier, tërhoqi vëmendjen e shumë maturantëve, të cilët e zgjedhin atë duke i dhënë fund dilemave për studimet universitare.

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, i Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Mjekësore në universitetin Luarasi kanë programet me atraktive dhe një treg të sigurt punësimi në te ardhmen.

Kushdo që regjistrohet gjatë ditëve të panairit, që do të udhëtojë në të gjithë Shqipërinë përfiton ulje nga Universiteti Luarasi për tarifat e studimeve.

Universiteti “Luarasi” mbetet zgjedhja e maturantëve për tëë ardhmen e tyre gjë që u tregua edhe gjatë panairit ku pati interes të shtuar në të 4 fakultetet.

“Luarasi” mbetet një prej universiteteve më serioze e më të besueshme nga të rinjtë dhe lider në lëshimin e diplomave që kanë besueshmëri të lartë publike.

Numri i studenteve në universitetin “Luarasi” është rritur me 280% gjatë viteve te fundit, tregues ky i një stafi pedagogjik të kualifikuar, programeve me të mira të studimeve si dhe një karrierë të suksesshme në tregun e punës pas përfundimit të studimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: