Kryetari i PD, Sali Berisha, sulmoi Gjykatën Kushtetuese pasi sipas tij zvarriti për 2 muaj vendimin për zv/kryeministren Belinda Balluku, duke zhvilluar disa seanca mbledhjesh pa rezultat.

Berisha tha se nisur nga kjo situatë, Balluku ka 2 muaj që fabrikon dhe gris dokumente.

“Vetëm se ajo është Edi Rama. Më hajdute se ajo nuk ka njeri, por ajo është Edi Rama”, tha Berisha.

Sali Berisha: Çfarë ka ndodhur tjetër? Ka një degradim ekstrem të administratës. Një administratë anti-qytetare s’e ka pasur vendi kurrë të tillë. Njerëz të cilët drejtor bashkie ai vjedh e vjedh e vjedh, shkon ndërton pallatin 24-sh me Olsi Ramën dhe me Erion Velinë. Çelçi. Vetëm kaq?

Jo mor, janë me kudo. E rrëmbyen para ca javësh një Daniel Shima. Dhe unë duke i dalë zot atij disa ditë me radhë.

Danieli ishte shërbëtori i tyre, që u kishte bërë nënën milionere duke vjedhur paratë e AKSH-it. Ajo rrobaqepëse dhe regjistroi miliona, miliona euro në emër të saj. Sipërmarrëse.

Urdhëroni gjykatësit. Urdhëroni gjykatësit. Katër seanca. Për çfarë? Për një vendim që në mënyrë absolute nuk u takonte ta shqyrtonin. Po pse? Sepse çdo qytetar, në qoftë se ka një vendim gjykate e fakti, e Shkallës së Parë, e ka rrugën të shkojë tek Apeli, nga Apeli të shkojë në Gjykatë të Lartë, nga Gjykata e Lartë shkon në Gjykatë Kushtetuese.

Kurse Lubia dhe këta gjykatës, direkt në Gjykatë Kushtetuese, e mbajtën dy muaj aty, ajo dy muaj me një ushtri të tërë duke fabrikuar, duke falsifikuar dhe grisur dokumente. Pse kjo? Vetëm e vetëm se ajo është Edi Rama. Po, të jemi të sinqertë.

Më hajdute se ajo nuk ka njeri. Por ajo është Edi Rama. Kjo është e faktuar.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb