Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Edi Rama, se nuk lejoi arrestimin e Belinda Ballukut, sepse e dinte që radha do t’i vijë dhe atij.

Nga protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë, Berisha tha se Rama është autori i vjedhjes së përmasave të paimagjinueshme.

“Nëse zv/kryeministrja në ato deftere që u gjetën, ka mbi 300 apartamente, 15 supermerkato, 2 jahte, Edi Rama pasi hyri në këtë godinë, me paratë offshore ka 2 mln euro pasuri.

Edi Rama nuk do të pranojë kurrë të heqë imunitete, të shkarkojë lubi Ballukun. Nuk duhet të gabohemi, Edi Ramën do ta heqim ne, populli opozitar”, tha Berisha.

Sali Berisha: Edi Rama nuk lejoi të arrestohej lubia, se e dinte se i dyti do të ishte ai. Edi Rama është autori i vjedhjes së përmasave të paimagjinueshme nga ne.

Çfarë mësuam ne që zv/kryeministrja në ato deftere që u gjetën, ka mbi 300 apartamente, 15 supermerkato, 2 jahte. Por nëse ajo ka këto pasuri, Edi Rama pasi hyri në këtë godinë, me paratë offshore ka 2 mln euro pasuri.

Edi Rama nuk do të pranojë kurrë të heqë imunitete, të shkarkojë lubi Ballukun. Nuk duhet të gabohemi, Edi Ramën do ta heqim ne, populli opozitar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb