Kreu i PD Sali Berisha ka kritikuar seancën e mbajtur dje në Kuvend.
Ai u shpreh se puna e bërë nga SPAK, kreu i së cilës Altin Dumani raporti dje në seancë, nuk është e lavdërueshme.
“Kur Arben Ahmetaj thoshte se Lubia ka administruar 12 miliardë euro, të tjerët harronin vjedhjen dhe merreshin me miliardin. Po ja pra. Prisni se do dalin të tjera. Dhe ky merret me gjërat më të paqena.140 milionë euro është vjedhje me checkup-in e Nushit. Ky bën sikur nuk ekziston. Atëherë a janë këto interesat e qytetarëve? Unë them se janë interesa jetike të qytetarëve. Ky zotëri komunikon se paska sekuestruar 63 milionë euro, po kujt ia dha ato? Kush i mori ato? Ku shkuan ato? Po vetëm Franc Çopja ka 6 miliardë euro larje parash në Shqipëri. Dhe ky na mburret se konfiskoi atë apartament apo atë apartament dhe që u zhdukën miliarda e miliarda, nuk thotë një fjalë. Dhe pastaj lexonte gazeta, lexonte shkrimet e zëdhënësit të vet të porositura dhe të blera. Prandaj dhe ishte … më kujtonte një personazh, ta shohin vetë si u bë. Se ka nxjerrë në treg veten e tij me aktet që ka kryer”, tha ai.
Ndërkohë Berisha ka bërë të ditur dhe një “thashethem” se zëvendës kryeministrja që është thirrur në SPAK, në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera, po bëhet “kurban” për të shuar zhurmën e bërë nga raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit.
“E kam thënë dhe e them Duman është një armik i egër i pluralizmit në Shqipëri sepse u shndërrua në amnistues të krimit të njohur ndërkombëtarisht elektoral.
Njeri pa asnjë ndërgjegje, as profesionale dhe as njerëzore.
Po ti kur lexon se komuniteti ndërkombëtar thotë se rrjeti i patronazhistëve është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira, kurse ky thotë jo, nuk është një krim, citon Edi Ramën, jo ligjin ndërkombëtar.
Nuk po them shkeljet seriale të kodit zgjedhor të Shqipërisë, por të parimeve ndërkombëtare të Kartës së Kopenhagenit, të gjitha të vërtetuara nga OSBE/ODIHR.
Po ky nuk ka… për të parime janë vetëm statuti i PS dhe lufta e egër ndaj opozitës dhe pluralizmit.
Sigurisht që për këto ne do qëndronim sepse ky qëndrim i tij dhe prokurorisë së tij u bë licencë për narkodiktatorin Edi Rama dhe regjimin e tij, për të shkatërruar në mënyrë përfundimtare procesin zgjedhor.
A e keni dëgjuar të shqipërojnë një fjalë të vetme për zgjedhjet?
Askush.
Përkundrazi, gosipi i qytetit thotë se edhe Lubinë po e bënte kurban pikërisht për të shuar zhurmën e raportit.
Nuk mund të them se ato që thotë gosipi, janë të gosipit. Por në media lejohet se i ndjekin vetë këto.”, u shpreh ai.
