Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të Paekspozuar” teksa ka komentuar megaskandalin  për  kompaninë Dunwell Haberman, e cila është fituese për rindërtimin e Unazës së Madhe, ka dhënë vetëm dy zgjidhje, ose arrestimin e të ftuarve në studio, ose ata të qeverisë.

“Ose të na arrestojnë ne në studio, ose ata të qeverisë. Mbas dokumentit është ajo no koment, flet vetë dokumenti.

Si kanë guxim që shkojnë deri këtu. Ke kapur policinë, gjithë i ke kapur, ja se ku të cojnë kur mungojnë kontrollet institucione ja si degjeneron një pushtet.

Kjo është një plagë një sëmundje që prek të gjithë trupin e shoqërisë, i merret gjaku, po përdor një fjalë shumë të rëndë nga gjakpirësit e këtij vendi, këtë duhet të kuptojnë.

Janë 300 familje që nxirren jashtë ndaj po protestojnë, por sa tendera jepen në këtë formë. Është detyrë e Prokurorisë që të na mbrojë nga kjo gjë, nuk do dalim ne gjithmonë në protestë. Po të kesh një prokurori të përgjegjshme do kemi shumë nga këto tendera që po flasim”, u shpreh Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb