Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me Skype me emisionin “Open” në News24, duke komentuar raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve, tha se më tepër ishte një show.

Lubonja tha se për mendimin e tij është dopio standardi që SPAK ka treguar.

“Nëse Sali Berishës i është hapur një hetim sepse ka vënë firmën për një ndryshim ligji, nga i cili ka përfituar dhëndri apo klienti i tij, sot kemi firma ditë për ditë të Edi Ramës, që nga këto investitorët strategjikë, që na dalin edhe në dosjet e planeve që bëjnë vrasje. Atëherë pse nuk hetohet Edi Rama?

Unë them që historia na ka treguar se edhe miq e vëllezër të ngushtë, lufta për pushtet i ka kthyer në armiq. Po ju jap një shembull, Ramiz Alia ka futur në burg Nexhmije Hoxhën”, tha Lubonja. Sipas tij, mund të vijë një moment që  SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën, por edhe mund të ndodhë që Edi Rama të fitojë luftën dhe t’i mposhtë të gjithë këta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: