Importet për qymyrin rus për në Bashkimin Evropian do të futet në fuqi në muajin gusht, ka thënë një burim.

Vendet anëtare të BE, miraton të enjten një paketë ku përfshiheshin pesë sanksione të reja kundër Rusisë.

Paketa përfshin një ndalim importi për të gjitha format e qymyrit rus. Kjo prek një të katërtën e të gjitha eksporteve ruse të qymyrit, duke arritur në rreth 8 miliardë euro humbje të ardhurash në vit për Rusinë, sipas Komisionit Evropian.

Burimi i BE-së tha se ndalimi nuk do të jetë i menjëhershëm, por një largim gradual. Sipas burimit, do të ketë “një periudhë katërmujore mbylljeje”.
Paketa përfshin gjithashtu mbylljen e porteve të BE-së për anijet ruse dhe ndalimin e eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë në Moskë.

Detaje të mëtejshme rreth paketës pritet të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme në fletoren zyrtare të Komisionit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: