Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një konferencë për shtyp, ku ka folur për luftën në Iran.
Netanyahu ka theksuar se lufta do të zgjasë për aq kohë sa të jetë e domosdoshme. Irani shtoi ai nuk mund të arrijnë ‘atë që ka planifikuar’, ndërsa nënvizon se Izraeli do ta ndryshojë Lindjen e Mesme dhe se do ta shkatërrojë regjimin e Iranit.
Ai përshkruan tre qëllimet kryesore të Izraelit: heqjen e kërcënimit bërthamor, heqjen e kërcënimit të raketave balistike dhe krijimin e kushteve që populli iranian të “arrijë lirinë e tij”.
Izraeli është “më i fortë se kurrë”. Ne e kemi sjellë mikun tonë, SHBA-në, në një bashkëpunim të paparë në histori. Bashkëpunimi i shkëlqyer midis meje dhe mikut tim të mirë Trump është i pashembullt.”
