TIRANE – Një nga konkurrentet e episodit të dytë të spektaklit “Lufta e nuseve”, ka akuzuar rëndë organizatorët nëpërmjet një statusi në Facebook.

Tina Karanxha De Espinoza, e cila ishte dhe një nga tre nuset në garë me atë të një statusi në rrjetin socialFacebook hodhi akuza të rënda për saj i përket videos së saj të dasmës.
Ajo akuzoi organizatorët e emisionit se dasmës së saj i kishin hequr pjesët më të mira në montim dhe kishte shumë pjesë të modifikuara.

Statusi ka qëndruar vetëm për pak kohë, pasi Tina, nusja e cila doli e humbur nga gara e fshiu.
Ky është statusi i plotë i nuses”

“Kishin hequr e kishin ven ci kishe dash kokrra e qejfit ne ate program te Dh***.Me kishin hequr komente e kishin lidhur ci leverdiste per ta ber programin interesant. E me falni per shprehjen po per te justifikuar piket e miqesive me kishin hequr pjeset me te bukura. Dasmat e tjera dolen bukur. Kishin paguar daulle e valltar qe vinin te deshperuar thjesht per leket qe u jepeshin. Por nuk paten dike qe vinte me gjithe dashurin e grumbulluar nder vite e ta nxirrte ate prane njerzve te dashur sic beri zysha e zemres sime. Le te fitoj miqesia perpara popullit idjot por sdo ken kurr kujtime te tilla ne zemer qe te jep nje festim i vertet me zemer e jo per sy e faqe te gazetave. # ForeverUS”
(er.cu/BalkanWeb)
