Ministria e Jashtme egjiptiane ka paralajmëruar për “pasojat humanitare dhe të sigurisë të sulmit tokësor izraelit” në Gaza.

“Ne e konsiderojmë qeverinë izraelite përgjegjëse për shkeljen e rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim të menjëhershëm dhe zbatimin e një armëpushimi humanitar”, thuhej në një deklaratë, duke iu referuar votimit të djeshëm në Nju Jork, raporton Al Jazeera.

Ministria përsëriti gjithashtu thirrjen e saj për Izraelin që “të lehtësojë procedurat për akses të sigurt, të plotë dhe të qëndrueshëm” për ndihmën në Gaza.

Që nga fillimi i luftës, më pak se 100 kamionë që transportonin ushqime dhe ilaçe, por jo karburant shumë të nevojshëm, janë lejuar të hyjnë në enklavën e rrethuar përmes kalimit Rafah me Egjiptin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: