Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të minimizojë viktimat civile në Gaza.

Qeveria japoneze bën me dije se liderët e dy vendeve kanë bashkëbiseduar në telefon dhe se Kishida i ka kërkuar Netanyahut të ‘qetësojë situatën në Gazë sa më shpejt’.

Më tej në deklaratën e qeverisë japoneze, ‘Netanyahu përcaktoi qëndrimin e Izraelit për operacionin ushtarak në Gaza’, por pa dhënë detaje.

Izraeli ka qenë nën presion në rritje ndërkombëtar për të shmangur vrasjen e palestinezëve të pafajshëm gjatë luftës së tij kundër Hamasit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: