Shërbimet sekrete gjermane kanë paralajmëruar parlamentin e vendit për mundësinë që Rusia të nisë një sulm bërthamor në Ukrainë.
Sipas revistës Der Spiegel, shërbimet inteligjente kanë bërë me dije se kishte informacione se një sulm i tillë mund të kryhej edhe në territorin gjerman.

Deklarata të tilla erdhën nga kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës të Gjermanisë (BND), Bruno Kahl dhe kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), Thomas Haldenwang, bënë deklarata në Parlamentin gjerman, i cili mblidhet një herë në vit në publik për të dëgjuar vlerësimet e statusit aktual nga shefat e inteligjencës.

Haldenwang tha se lufta në Ukrainë ka “ndryshuar rregullat e lojës” në të gjitha fushat e politikës dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Gjermanisë. Haldenwang tha se 40 spiunë rusë u dëbuan nga Gjermania në prill , por kjo nuk është e gjitha.

Sipas tij, niveli operacional i shërbimeve të inteligjencës ruse në Gjermani është ulur, dhe shërbimet e inteligjencës kanë përpunuar skenarë për mundësinë që shërbimet e inteligjencës ruse të organizojnë atentate politike në tokën gjermane.

Haldenwang paralajmëroi parlamentin gjerman se Putini mund të përdorë armë bërthamore për sulme të tilla.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb