Donald Trump është presidenti i katërt amerikan që do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Izraelit.

Rreth orës 10 të mëngjesit nisi lirimi i 13 pengjeve të radhës, ndërkohë që Trump, në Kneset, nënshkruajti në librin e vizitorëve, duke shkruar ndër të tjera: “Është një ditë e madhe, një fillim i ri.”

Pas Izraelit, Trump do të udhëtojë drejt Sharm el-Sheikh në Egjipt, për të marrë pjesë në Samitin për Paqen në Gaza.
Në këtë samit pritet të marrin pjesë 20 liderë botërorë.

Pak orë para nisjes së tij drejt Izraelit dhe Egjiptit, Trump deklaroi se lufta në Gaza “ka përfunduar”.
“Lufta ka mbaruar. E kuptoni këtë?”, u shpreh presidenti amerikan para gazetarëve që e shoqërojnë, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb