Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është drejtuar militantëve të Hamasit përmes një deklarate për mediat duke u kërkuar të dorëzohen menjëherë dhe se “ky është fillimi i fundit për organizatën terroriste”.

“Lufta ende vijon, por ky është fillimi i fundit të Hamasit. Unë u them terroristëve të Hamasit, gjithçka ka mbaruar. Mos vdisni për Sinwar-in. Dorëzohuni tani”, tha Netanyahu, duke iu referuar kreut të Hamasit në Gaza.

“Në ditët e fundit, dhjetëra terroristë të Hamasit u janë dorëzuar forcave tona”, shtoi Netanyahu.

Ushtria, megjithatë, nuk ka lëshuar prova të dorëzimit dhe Hamasi ka hedhur poshtë pretendime të tilla, raporton Agence France-Presse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb