Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Dennis Francis, ka deklaruar se është thellësisht i shqetësuar në lidhje me përshkallëzimin e operacionit ushtarak të Izraelit në Rafah në Gazën jugore.

“Një fazë tjetër e kësaj katastrofe humanitare është në pragun tonë. Kjo nuk është një rrugë drejt paqes së qëndrueshme”, shkroi ai në një postim në rrjetin social “X”.

Deklaratat e Francis vijnë në një kohë kur operacionet tokësore të afërta të Izraelit në Rafah, një zonë e shpallur dikur “zonë e sigurt” dhe ku 1.4 milionë palestinezë kanë kërkuar strehim nga luftimet, janë dënuar ashpër nga aktorët kryesorë politikë [perëndimorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: