Gjatë fjalës së tij në forumin Valdai në Soçi, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vlerësuar përpjekjet e homologut amerikan, Donald Trump, për ndërmjetësimin e një armëpushimi në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit.

“Po i shqyrtojmë nga afër iniciativat e Presidentit Trump”, tha ai. “Besojmë se mund të ketë dritë në fund të tunelit”, theksoi Putin.

Trump të hënën paraqiti një plan paqeje, i cili tashmë ka marrë miratimin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb