Izraeli dhe Libani pritet të dërgojnë përfaqësues për bisedime në ditët në vijim, kështu ka  raportuar gazeta izraelite Haaretz. Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner po përfaqëson Uashingtonin në përpjekjet për paqe, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë, një raund tjetër bisedimesh mund të zhvillohet në Qipro ose Paris. Më herët sot, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca ishte e gatshme që të ndërmjetësonte për konfliktin.

Ndërsa, më shumë se 800,000 njerëz janë zhvendosur nga sulmet izraelite në Liban, dhe 700 janë vrarë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb