Lufta në Iran ka prekur edhe futbollin.Konfederata e Futbollit Aziatik ka bërë me dije se disa ndeshje janë shtyrë, teksa një prej tyre është ajo mes Al Nassr dhe skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Wasl, që duhej të zhvillohej në Dubai.
Al Nassr thekson se është njoftuar së fundmi nga Konfederata për këtë vendim.
“Në dritën e situatës në zhvillim në Lindjen e Mesme, AFC konfirmon se ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave të AFC Champions League Elite 2025/26 në Rajonin e Perëndimit, të planifikuara fillimisht për 2-3 mars 2026, do të riplanifikohen,” thuhet në deklaratën e dytë të Konfederatës Aziatike.
