Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar armëpushim 5 ditor, duke saktësuar se gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë sulme ushtarake, kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane.

Ndërkohë thekson se bisedimet për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme do të vijojnë përgjatë gjithë javës.

REAGIMI:

Kam me kënaqësi të raportoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë patur, gjatë dy ditëve të fundit, biseda shumë të mira dhe produktive lidhur me një zgjidhje të plotë të armiqësive tona në Lindjen e Mesme.

Bazuar në tonin e këtyre bisedave të thella, të detajuara dhe ndërtuese, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, kam udhëzuar Departamentin e Luftës të shtyjë çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesë-ditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështje! Presidenti Donald j. Trump.

Capture

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: