Një kolonë prej 100 kamionësh që transportonin ndihma humanitare hynë në Gaza nga Egjipti përmes kalimit Rafah të dielën, sipas një deklarate të lëshuar nga autoriteti tranzit palestinez.

Tre nga kamionët kishin 129,000 litra karburant dhe dy kamionë përmbanin gaz për gatim, thuhet në deklaratën e së dielës.

“Ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze morën dje 100 kamionë me ndihma përmes vendkalimit Rafah. Kamionët përmbajnë ushqim, ujë, ndihma, furnizime mjekësore dhe ilaçe. Deri më 21 tetor 2023, janë pranuar gjithsej 3,499 kamionë”, thuhet në një deklaratë të PRCS.

Gjithsej 513 persona u larguan nga Rripi i Gazës të dielën, duke përfshirë 468 të huaj dhe 25 palestinezë të plagosur, të shoqëruar nga 20 persona. Numri aktual i kamionëve është në përputhje me mesataren ditore të lejuar javën e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: