Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë paralajmëruar disa lagje në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut, që të evakuohen menjëherë për shkak të një veprimi ushtarak të mundshëm.
Zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee, ka theksuar se paralajmërimi vlen për banorët e Haret Hreik, Ghobeiry, Lilaki, Hadath, Burj al-Barajneh, Tahwitat al-Ghadir dhe Chiyah, duke shtuar se ushtria izraelite nuk do të hezitojë të godasë çdo person që gjendet pranë anëtarëve të Hezbollahut.
“Po e vini veten dhe jetën tuaj në rrezik… evakuoni menjëherë zonën,” thuhet në njoftimin e IDF-së.
