Një hartë e publikuar nga Al Jazeera tregon numrin e viktimave deri më tani nga sulmet midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa konflikti përhapet në të paktën 12 vende.
Sipas të dhënave të paraqitura, humbjet më të mëdha janë regjistruar në Iran , ku 1.444 persona janë vrarë dhe 18.551 janë plagosur.
Në Liban, sipas të dhënave më të fundit, numri i viktimave ka arritur në 912 dhe i të plagosurve në 2,221, ndërsa në Izrael numri i të vdekurve arrin në 17 dhe të plagosurve 3,727.
Në Irak, janë vrarë 58 persona, ndërsa në Kuvajt janë raportuar gjashtë vdekje dhe në Bahrein dy. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, numri i të vdekurve është tetë dhe i plagosur 158, ndërsa në Oman janë regjistruar tre të vdekur dhe 15 të plagosur.
Të lënduar janë raportuar gjithashtu në Jordani (28) dhe Katar (16), ndërsa në Arabinë Saudite janë vrarë dy civilë dhe janë plagosur 12 të tjerë.
Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave të dhëna, 13 anëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë dhe afërsisht 200 janë plagosur që nga fillimi i operacioneve.
Harta bazohet në të dhëna nga ministritë e shëndetësisë dhe autoritetet e sigurisë të vendeve të përfshira dhe pasqyron situatën deri më 18 mars, duke vënë në dukje se shifrat do të ndryshojnë ndërsa konflikti vazhdon i pakontrolluar.

