Çmimet e naftës kanë pësuar rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me përparimin e negociatave mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Kontratat e naftës bruto amerikane West Texas Intermediate ranë me 5.62%, duke zbritur në 91.17 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent Crude shënoi një rënie prej 5.43%, në 97.92 dollarë për fuçi.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump deklaroi se negociatat me Teheranin po zhvillohen në një “mënyrë të qetë dhe konstruktive”, por theksoi se Uashingtoni nuk synon të nxitojë arritjen e marrëveshjes.

“Koha po punon në favorin tonë”, u shpreh presidenti amerikan.

Trump kishte deklaruar edhe më herët se marrëveshja për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe çështje të tjera strategjike me Iranin ndodhet në fazat përfundimtare të negociatave dhe mund të shpallet së shpejti.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb