Shtetet e Bashkuara kanë goditur më shumë se 5 mijë objektiva gjatë 10 ditëve të para të luftës kundër Iranit. Lajmi është bërë i ditur nga United States Central Command (CENTCOM), që drejton operacionet ushtarake amerikane në rajon.

Sipas deklaratës zyrtare, ndër objektivat e goditura janë më shumë se 50 anije iraniane, si pjesë e operacioneve për të dobësuar kapacitetet ushtarake të Iranit.

Po ashtu, sulmet kanë pasur në shënjestër sistemet e mbrojtjes ajrore, bazat e raketave balistike, si dhe objektet e prodhimit të raketave dhe dronëve. Në listën e objektivave janë përfshirë edhe rrjetet e komunikimit ushtarak, të cilat konsiderohen kyçe për koordinimin e forcave iraniane.

Sipas CENTCOM, operacionet synojnë të kufizojnë aftësitë ushtarake të Iranit dhe të reduktojnë kërcënimet ndaj forcave dhe aleatëve të Shteteve të Bashkuara në rajon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb